Bota

Mike Johnson largohet nga udhëheqja e republikanëve në Kongresin amerikan

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në ShBA-së, Mike Johnson, ka njoftuar se nuk do të vazhdojë të jetë udhëheqës i republikanëve në Kongresin e ri, pas humbjes së thellë të partisë në zgjedhjet e mesmandatit.

Sipas katër personave që morën pjesë në një bisedë telefonike me stafin e tij, Johnson ka bërë të ditur vendimin, duke shtuar se më herët gjatë ditës kishte biseduar edhe me presidentin amerikan, Donald Trump.

Lexo më shumë  “Putini nuk duhet të fitojë”, Rutte: Mbështetja ushtarake për Ukrainën duhet të vazhdojë, Rusia mbetet kërcënim për Evropën

Johnson, 54 vjeç, arriti ta sigurojë edhe një mandat në Luiziana, por pas rezultateve zgjedhore u shpreh se ishte i zhgënjyer. Ai ka shërbyer për dy mandate si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, shkruan skynews.

Largimi i tij lë të hapur pozitën e udhëheqësit të pakicës në këtë dhomë, ndërsa republikanët pritet të mbajnë zgjedhje të brendshme më 10 nëntor për të përcaktuar kandidatin e tyre për këtë post.

Johnson ishte një nga aleatët më të afërt të Trumpit në Kongres dhe mbështetës i agjendës së tij politike “Make America Great Again” (MAGA).

Lexo më shumë  Ministri britanik i mbrojtjes: Putini është vrasës gjakftohtë, nuk mund të shtiret si viktimë

Korrespondenti amerikan Mark Stone e cilësoi largimin e tij si një zhvillim domethënës, duke vlerësuar se mund të jetë një tjetër shenjë e dobësimit të lëvizjes MAGA të Trumpit.

Rruga Press

YouTube player