Lajme

Qëndresa Qytetare: Ministria e Arsimit vazhdon të marrë vendime të “ARNUARA” për arsimin

8 vjet nga Reforma në arsimin e lartë dhe pas 10 viteve në qeverisje, Ministrja Kushi dhe Kryeministri duhet sot të flisnin për rezultatet e Reformës dhe jo të arnojnë sistemin arsimor me vendime çdo 6 muaj.

Përpjekjet e fundit të Ministrisë së Arsimit për të sanksionuar studentët e mjekësisë jo vetëm që qëshmonljnë për Reformë dhe qeverisje me rezultate negative, por është tregues se specifikisht sistemi shëndetsor nuk është prioritet.
Ministrja dhe kryeministri nuk parashikojnë ta bëjnë vendin më të mirë për mjekët, nuk parashikojnë të përmirësojnë statusin e mjekut dhe as infrastrukturën spitalore.

Emigrimi në masë ka qënë gjithmonë protesta e heshtur e shqiptarëve, në rastin e mjekëve ikja e tyre ka qënë i vetmi presion real ndaj qeverisë për përmirsimin dhe barazimin e këtij sektori me atë Europian, presion të cilin qeveria në koordinim me universitetin “autonom” kërkon ta zhbëjë.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Ministria e Arsimit thotë se do ua bëjë tarifën 5000 euro, por KLSH ka konstatuar ne 2020 se Universitetet Publike nuk vendosin tarifa te bazuara mbi koston, por tarifa afrofe, kështuqë edhe 5000 euroshi qe qarkullon vjen nga imagjinata e Ministres jo nga të dhëna të sakta tarife – kosto.
Ministrja thotë se tarifën do e paguajnë edhe ata që i kane nisur tashmë studimet por harron që rregullat e lojës nuk ndryshojnë brenda lojës, pra nëse në vit të parë tarifën e ke pasur 0, në vit të dytë nuk mund ta kesh 5000 euro. Kjo është shkelje e kontratës së studimit.

Nëse i detyrojmë studentët e mjekësisë të bëjnë specializimin në Shqipëri, atëherë do të ulim automatikisht nivelin dhe cilësinë e mjekëve (me të mirët sot në sistem janë mjekët e arsimuar jashtë vendit).
Nëse tarifa e propozuar nga Kushi është 5000 euro, thjesht do e transferojmë emigrimin që në maturë, pasi me aq para një shqiptar studion në çdo vend të BE, por i detyruar të largohet nga kjo politikë qeveritare ai nuk kthehet më.

Politika shtrënguese do t’i mbajë brenda mjekët e rinj. Sot 15% e mjekëve të larguar duan të kthehen në vend. Një politike favorizuese do të rriste kete perqindje për t’i akomoduar në sistemin tone shëndetësor.

Rruga Press

YouTube player