KryesoreLajme

Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se edhe 25 vjet pas luftës, Serbia e vazhdon luftën ndaj Kosovës edhe sot, duke tentuar të mbizotërojë narrativen për krimet e kryera dhe duke refuzuar hapjen e arkivave.

“Në njërën anë është Serbia autokratike që përpiqet t’i fsheh dhe mohoj krimet e kryera në Kosovë duke i kryer përgjegjësive për to, kurse në anën tjetër është Kosova demokratike që me shoqërinë dhe shtetin e saj e thotë të vërtetën për luftën e Kosovës që nga vendet ku janë kryer krimet sikurse Meja e deri në instancat ndërkombëtare sikurse Organizata e Kombeve të Bashkuara. Këtu e kam fjalën për luftën speciale të Serbisë, për t’i përvetësuar, imponuar dhe dominuar narracionet për luftën e Kosovës”, ka thënë ai në ceremoninë e 25-vjetorit të masakrës së Mejës në Gjakovë.

Lexo më shumë  Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti ka thënë se pranvera e vitit 1999 ka qenë stinë e vrasjes e gjenocidit shfarosës serb. Por ka shtuar se Serbia ende po e vazhdon përpjekjen ndaj Kosovës dhe tash po e bën me strategjinë e fshehjes së krimeve.

“Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd, dikur bashkëpuntorë e sot politikanë, drejtues të shtetit serb refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive dhe refuzojnë të punojnë me drejtësinë ndërkombëtare”, ka thënë Kurti.

Sipas Kurtit, faza e parë e maskrës së Mejës ka qenë vrasja e civilëve shqiptarë, ndërkaq faza e dytë përfshinë shkatërrimin e dëshmive të krimit.

“Faza e dytë e kësaj masakre ka qenë fshehja e trupave dhe shkatërrimi i dëshmive në vendin e krimit. Në ditët në vijim, të vrarët u varrosën e u rivarrosën në disa lokacione. Një pjesë e madhe e tyre u transportuan në Serbi, në varreza masive në Batajnicë. Krahas Batajnicës ku janë gjetur 742 njerëz tanë të vrarë e të rrëmbyer, në Serbi janë edhe 4 varreza tjera masive me mbi 200 shqiptarë”, ka thënë Kurti, duke përkujtuar ngjarjen

Rruga Press

YouTube player