KryesoreLajme

PS përshpejton miratimin e marrëveshjes për emigrantët! Rama i paduruar përfiton nga gjendja e opozitës për të kaluar ligjin pa debat

Socialistët kanë përshpejtuar miratimin e marrëveshjes së emigrantëve nënshkruar nga kryeministri Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni. Ndonëse ishte parashikuar për t’u diskutuar në Parlament më 21 dhjetor, ku presupozohet të kishin përfunduar edhe Komisionet Parlametare, në mbledhjen e mbajtur sot nga selia rozë, u vendos që të miratohej në seancën e 14 dhjetorit, pra të enjten e kësaj jave duke bërë që edhe Gjykata Kushtetuese të vihet përpara një përgjegjësie dhe të dalë me një vendim edhe më të përshpejtuar për dy paditë e depozituara nga opozita.

Ky vendim i marrë paraditen e kësaj të hëne, evidenton edhe njëherë tjetër asin nën mëngë që kanë socialistët nga reagimi kaotik i opozitës dhe nga përçarja e tyre mes vedit. Thënë këtë, PS-ja po shfaq hapur pushtetin e saj absolut, ku me gjasë, duke iu përshtatur kontekstit në seancën plenare, ku njëra palë ndez flakadanë e pala tjetër nxiton të vendosë rekord të ri kohor për miratimin e ligjeve, edhe kjo çështje shumë delikate për çështjen kombëtare e opinionin publik po nxitohet të kalohet pa u ndjerë.

Lexo më shumë  Skemat/ Si vidhnin drejtorët Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës

Pra, nëse socialistëve u deshën vetëm 7 minuta për të miratuar buxhetin 2024, pa u konsultuar, pa dialog e pa debat, paramendoni sa minuta u duhet të përfitojnë nga gjendja e opozitës dhe të miratojnë marrëveshjen e errët mes Tiranës dhe Romës, e cila jo vetëm që cenon hapur sovranitetin e vendit tonë, por nxjerr në pah gënjeshtrat e kryeministrit Rama, i cili në konferencë për mediat pak kohë më parë mohoi kategorikisht ta kthente Shqipërinë në hapësirën e refugjatëve të Evropës. Kjo nuk është as gënjeshtra e parë e padyshim as e fundit e Edi Ramës, e për këtë ai udhëheq një super strukturë e cila me dredhi ja del të funksionojë si parti shtet në Shqipëri.

Lidhur me këtë çështje ka komentuar edhe një ndër mediat me prestigjioze të huaja siç është austriakja ‘Der Standart’. Në artikull evidentohet se marrëveshja është marrëzi dhe se Gjykatat në Shqipëri do duhet ta ndalojnë. Nga ana tjetër në artikull thuhet se për BE-në, sundimi i ligjit në vendet kandidate duhet të jetë prioriteti kryesor. Ideja për të sqaruar statusin e refugjatëve në mënyrë ekstraterritoriale dështoi edhe në Gjykatën e Lartë në Britaninë e Madhe gjë që duhet të bëhet edhe në Shqipëri.

Lexo më shumë  Peci kujton të rënët e luftës në Zhazhë e Boletin: veriu i Kosovës është larë me gjakun e dëshmorëve e civilëve të pafajshëm

Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve. Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal pritës është 3 mijë shtretër. PD dhe Rithemelimi kanë depozituar dy padi të veçanta për këtë çështje në Kushtetuese.

YouTube player