Lajme

Opozita bllokon Komisionin e Sigurisë, depozitojnë në Kushtetuese marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët: S’kishte transparencë

Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për emigrantët e cila u nënshkrua nga kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një deklarate nënkryetari i PD-së, Kreshnik Çollaku i cili shtoi se PD i është drejtuar Kushtetueses me tre kërkesa.

“Në dallim nga Italia, në Shqipëri ka munguar në mënyrë të plotë ballafaqimi apo sqarimi nga ana e kryeministrit të një marrëveshje të tillë në raport me atë çka reflekton edhe shqetësimi i publikut. Mjerisht kryeministri Rama ja ka dalë të fshihet, herë duke përdorur indiferencën e drejtuesve të parlamentit të cilët ai i kontrollon, herë duke përdorur kaosin parlamentar, herë duke shmangur debatin publik. Ai ja ka arritur të shmang ballafaqimin me opinionin publik, sqarimin, transparencën mbi këtë marrëveshje. Sot që sipas njoftimit ka kaluar në qeveri dhe pritet të shkojë në procedura të tjera, PD-ja sipas asaj që premtoi që në orën e parë të bërjes publike të kësaj marrëveshje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me tri kërkesa të qarta:

Tre kërkesat e Partisë Demokratike

• Shqyrtimi i pajtueshmërisë me Kushtetutën e Shqipërisë të marrëveshjes së nënshkruar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë “PROTOKOLL NDËRMJET  QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE DHE  KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E   MIGRACIONIT”.

Lexo më shumë  Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

• Pezullimin e procedurës parlamentare për ratifikimin e “PROTOKOLL NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E MIGRACIONIT”.

• Deklarimin si të papajtueshme me nenet 3, 4, 7 të Kushtetutës dhe Ligjit Nr.43/2016“Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë” të marrëveshjes së së nënshkruar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës   së Italisë “PROTOKOLL NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË  REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR FORCIMIN  E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E MIGRACIONIT”

Lexo më shumë  Këlliçi, tjetër denoncim për incineratorin e Tiranës: Ja si u themelua biznesi mafioz i plehrave

Krahas PD-së, edhe një pjesë e mirë e deputetëve të Berishës kanë depozituar padi për të njëjtën çështje në Kushtetuese. Gjithashtu, deputetët Gazment Bardhi, Edmond Spaho, Flamur Noka bllokuan këtë të mërkurë seancën e Komisionit të Sigurisë ku do të flitej për këtë çështje. Noka u ul në vendin e kryetarit të komisionit të Sigurisë, Nasip Naço ndërsa ky i fundit anuloi seancën.

Më 6 nëntor kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve. Sipas marrëveshjes për emigrantët porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj. Ditën e djeshme (5 dhjetor) marrëveshja u miratua nga Këshilli i Ministrave të Italisë

YouTube player