KryesoreLajme

Inceneratorët, aktivistët protestë para SPAK-ut: Koka e aferës korruptive është Veliaj, s’mund të kemi drejtësi me dy standarde

Një grup aktivistësh protestuan sot përpara SPAK-ut për të kërkuar arrestimin e personave përgjegjës për aferat më të mëdha korruptive që janë bërë në Shqipëri vitet e fundit. Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit nga ana e Prokurorisë së Posaçame, me arrestimin e një sërë zyrtarësh në Bashkinë Tiranë, aktivistët argumentojnë se është evidente përfshirja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në aferën e inceneratorëve.

Me pankarta në duar, aktivistët kanë bërë përgjegjës Veliajn për shumë çështje shqetësuse, siç ka qenë prishja e Teatrit, prishja e banesave në zonat e 5 Majit dhe Astirit, vdekja plot mister e Ardit Gjoklajt, inceneratori e shumë çështje të tjera që sipas tyre lidhen drejtpërdrejt me Erion Veliajn.

 Përpara SPAK, aty ku këtë të hënë pritet të jepen masat e sigurisë për të arrestuarit lidhur me këtë aferë nga GJKKO, aktivistët kërkuan nga Prokuroria e Posaçme të hetohen iniciuesit e kësaj afere korruptive.

Lexo më shumë  Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë, dalin statistikat sipas komunave

Në fjalën e tij për media, aktivisti Edison Lika u shpreh se kreu i aferës së inceneratorëve është Erion Veliaj dhe se duhet që drejtësia të mos funksionojë me dy standarde.

“Sipas investigimit të kryer nga BIRN del që porositësi kryesor i kësaj afere tëmadhe korruptive është Erjon Veliaj. Ne nuk mund ta mbulojmë diellin me shoshë, ne inkurajojmë punën dhe arrestimet nga SPAK por ne kërkojmë që drejtësia të shkojë deri në fund. Nuk mund të kemi drejtësi të pjesshme. Pa pasur edhe personat kryesorë të cilët kanë qenë iniciues të këtij projekti korruptiv që ne tashmë e kemi parë në terren.”- tha aktivisti.

Një tjetër aktivist u shpreh se SPAK tashmë duhet të vërë përpara drejtësisë personat përgjegjës e jo vetëm zbatuesit të urdhrave të tyre. Sipas tij, kryebashkiaku i Tiranës është personi përgjegjës për aferën më të madhe korruptive në Shqipëri dhe zbulimi i saj i plotë do të bëhet kur Veliaj të jetë përpara drejtësisë.

Lexo më shumë  Kapen rreth 400 kg duhan kontrabandë në Gjilan

“Jemi mbledhur sot këtu për t;’i klërkuar SPAK që sa i përket hetimeve që ka ndërmarrë lidhur me inceneratorin e Tiranës të bëjë para drejtësisë përgjegjësit real. Personat që janë marrë deri tani mund të jenë pjesë e ekipit që kanë abuzuar me pushtetin dhe fondet publike, por SPAK duhet të shkojë edhe më lart, tek personat vendimmarrës, personat që janë marrë deri tani janë zbatues. Personi real është Erjon Veliaj, SPAK të shkojë të koka e bashkisë së Tiranës.”- tha aktivisti.

YouTube player