KryesoreLajme

Presidenti kroat propozoi në samitin e NATO-s që Kosova të pranohet

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, në samitin e të enjtes të NATO-s të mbajtur në Bruksel, ka propozuar që Kosova të integrohet në këtë aleancë, e të bëhet më në fund shtet i plotë.

Milanoviq këtë e ka thënë në deklaratat e tij pas samitit, raporton “Index.hr”.

“Katër shtete të NATO-s ende nuk e njohin Kosovën. Unë propozova që Kosova të integrohet, dhe më në fund të bëhet një shtet i plotë”, tha Milanoviq.

Lexo më shumë  Banka Botërore: Shqipëria ka pak njerëz të shkolluar dhe emigrim të lartë të trurit

Milanoviq ka thënë se në samit është përmendur rajoni dhe rreziqet e mundshme nga destabilizimi si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë. Por, ai ka shtuar se nuk është përmendur në këtë mes edhe Serbia e Kosova.

“Regjioni është përmendur, Bosnja-Hercegovina si shtet që pretendohet se është i rrezikuar, Moldavia, Gjeorgjia, por Serbia e Kosova nuk u përmendën”, tha Milanoviqi.

I pyetur nga gazetarët nëse është thënë ndonjë gjë më e detajuar për Bosnjë-Hercegovinën, Milanoviq, duke marrë parasysh presionin rus ndaj këtij shteti, ka thënë: “Çfarë Serbia, nuk është nën presion rus? Nëse e do atë presion, atëherë le të jetë mbi ta. E Bosnjë-Hercegovina duhet që të rregullojë veten nga brenda pasi nuk ka zë unanim në këtë çështje”, tha Milanoviqi.

Lexo më shumë  Ministri Maqedonci nënshkruan marrëveshje mjekësore me Turqinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *