Lajme

Njerëzit protestojnë për çmimet e larta, Bledi Çuçi porosit 5000 kapsula kafe me tender

Çmimet e larta kanë prekur gjithë Shqipërinë, ndërsa qeveritarët kanë dhënë këshillat e para. Ministrja Belinda Balluku tha se njerëzit duhet të ecin në këmbë, ndërkohë, Delina Ibrahimaj tha se një familje me të ardhura 140 euro në muaj del nga varfëria!

Por, nuk ka ndenjur pa reaguar edhe ministrja e Rinisë, e cila e kishte me detyrim që të hipte në makinën e shtetit. Ministret janë venë në radhë për të mësuar shqiptarët si të kursejnë, apo çfarë të bëjnë.

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, u bëri thirrje bujqve që të mbjellin grurë në muajin mars, në një kohë që gruri mbillet në muajt e vjeshtës. Por, nëse ministret tona mëndjendritura na kanë dhënë këshilla të vyera si të dalim nga kjo situatë, po ministrat çfarë bejnë?

Bledi Çuçi, i cili ka një karrierë në rritje, pasi nga një OPGJ i thjeshtë, është katapultuar deputet, më pas ministër Bujqësie dhe aktualisht i Brendshëm, nuk jep këshilla. Ai ka detyrën të shuajë protestat me dhunën policore, por edhe të mendojë pak për ndonjë tender të vogël.

Lexo më shumë  Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Madje, ka gjetur kohën e duhur që të mendojë që ai filxhani i kafes të mos i mungojë.

Po, po, rrëkëllen kafe, duke parë nga televizori, telefoni apo duke u informuar nga vartësit për çka ndodh në Shqipëri. Por, nëse ata që dalin në shesh dhe qëndrojnë me orë të tëra në rrugë, e blejnë me kursimet e tyre kafenë, ujin apo sanduiçin, po Çuçit kush ia blen?! Sërish ata që protestojnë, apo familjet që iu janë ngritur çmimet. Përpos tryezës së tyre, shqiptarët mendojnë edhe për salltanetet e shtetarëve, pasi me taksat e tyre, paguhet karburanti me të cilin ata lëvizin, kafja, uji, dritat e gjithçka tjetër.

Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka hapur një tender me objekt “blerje kapsula kafe ekspres, sëbashku me kapsula qumështi, sheqer dhe gota e lugë”.

Lexo më shumë  “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria e fundit mes vendeve të Ballkanit për lirinë e medias

Në dokumente thuhet se ministria e Brendshme ka blerë plot 5000 kapsula kafe, ndërsa ka edhe kërkesa për cilësinë e kafesë. Punonjësit e ministrisë kanë hartuar dhjetëra dokumente për këtë tender, që nga shpallja e ofertës, specifikimet apo procesverbali i argumentimit, njoftimi i fituesit në mënyrë elektronike apo dokumentet e dërgimit të mallit.

Tenderi është nën 8 milionë lekë të vjetra, ndërkohë që cilësohet se “kafja duhet të jetë e ambalazhuar në kuti, ambalazhimi duhet të sigurojë cilësi higjienike dhe ushqimore të produktit, duhet të jetë i sigurt dhe i përshtatshëm për përdorim”.

Ndërkohë që në ambalazhim të ketë kushtet e ruajtjes apo datën e skadencës. Me kaq kërkesa për cilësinë, nuk bëhen as për tenderët miliona euro të ushqimeve të të sëmurëve apo të shkollave. Por, bëhet fjalë për ministrin e Brendshëm, i cili në këto kohë duhet të shpenzojë shumë kohë në zyrë! /boldnews.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *