Bota

Pirgu i ushtarëve rusë në Ukrainë e bën të vështirë që Putini t’i fshehë të vrarët

Ditët e para të ngrohta dhe me diell të pranverës në rajonin jugor të Mykolaivit po sjellin një realitet të ri të zymtë: erën e të vdekurve.

Teksa ngricat shkrihen, trupat e ushtarëve rusë të shpërndarë nëpër fusha po bëhen problem, shkroi të enjten CNN-i.

Në adresimin e përnatshëm, të shtunën, Vitaly Kim, guvernatori i rajonit, u bëri thirrje banorëve që të ndihmojnë në grumbullimin e kufomave dhe futjen e tyre në qese, ndërkohë që temperaturat po ngrihen. “Ne nuk jemi përbindësha, apo jo?”, iu tha ai banorëve, të cilët tashmë kanë humbur shumë prej të tyrëve në luftë.

Mykolaivi ishte nga rajonet e para që u sulmua pasi presidenti rus, Vladimir Putin, nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Pasi u shtynë drejt qendrës, trupat ruse janë detyruar të ikin larg nga ushtria ukrainase, duke lënë gjurmët e zeza të automjeteve dhe tankeve. Por, beteja për qytetin ende po vazhdon dhe është e paqartë për sa kohë forcat ukrainase do të jenë në gjendje t’i rezistojnë sulmit.

Lexo më shumë  Ambasadorja amerikane në NATO: Ballkani Perëndimor duhet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen

Vitaly Kim ka thënë se rusët janë tërhequr dhe i kanë lënë trupat e ushtarëve të tyre prapa në fushëbetejë. Ai i ka dërguar CNN-it fotografi të kufomave të braktisura. “Janë qindra nga ta, gjithandej rajonit”.

Guvernatori ka bërë thirrje që trupat të vendosen në frigoriferë dhe t’i dërgohen Rusisë për identifikim përmes ADN-së. Por, një muaj në luftë, ende është e paqartë si apo nëse mbetjet e ushtarëve po kthehen në Rusi, ku raportimet për numrin e të vdekurve kanë qenë të heshtuara.

Lexo më shumë  Avancon Ukraina, sulmon me dronë luftarak Krimenë

Mbetet mister se sa trupa rusë saktësisht janë vrarë në Ukrainë. Numri zyrtar, të hënën, nga Rusia ishte 498 personel ushtarak, kurse gazeta ruse Komsomolskaya Pravda publikoi raportin me 9861 të vdekur.

Numri i të vdekurve rusë nga informacionet që ka marrë CNN-i nga zyrtarët amerikanë dhe të NATO-s, është 3000-10 000. Ukrainasit pretendojnë se shifra është shumë më e lartë se 15 000.

“Problemi me trupat rusë është shumë i madh. Janë mijëra trupa. Para luftës, moti ishte i ftohtë, ishte në rregull, por tani kemi probleme, sepse rusët nuk i marrin trupat. Nuk e di se çfarë do të bëjmë me trupat e tyre në javët në vijim”, ka thënë Viktor Andrusiv, këshilltar në Ministrinë e Jashtme të Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *