KryesoreLajme

Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit

Marshimi i studentëve vijon në rrugët e Tiranës. Pasi u ndalën te Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit për t’u bërë thirrje kolegëve që t’u bashkohen protestës, të rinjtë kanë rinisur marshimin në drejtim të Ministrisë së Arsimit. 

Studentët po lëvizin përgjatë Rrugës së Durrësit, ndërsa vijojnë protestën e tyre, që tashmë ka hyrë në ditën e 22-të. 

Lexo më shumë  Gazetarja në Bruksel i përmend dhunën policore në protestat e studentëve/ Ramën nuk e mbajnë nervat: Po më provokon...apo e ke seriozisht 

Prej më shumë se tre javësh, ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kanë refuzuar vazhdimisht thirrjet e tij për dialog, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre.

YouTube player