KryesoreLajme

Konjufca: Republika e Kosovës e ka dëshmuar përkushtimin e saj ndaj integrimit evropian

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, po merr pjesë në takimin ministror të Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar në Athinë nga Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, George Gerapetritis.

Në fjalën e tij, Zëvendëskryeministri Konjufca theksoi se një proces i besueshëm i zgjerimit të Bashkimit Evropian duhet t’i japë mundësi secilit vend të Ballkanit Perëndimor të përparojë në bazë të meritave dhe reformave të realizuara.

Lexo më shumë  Zelensky publikon pamjet e sulmit ndaj anijes ruse në Libi

Ai rikujtoi se kanë kaluar pothuajse katër vjet nga aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE dhe bëri thirrje që Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e Opinionit për aplikimin e Kosovës.

Zëvendëskryeministri Konjufca theksoi përparimin e Kosovës në reformat demokratike, përputhjen e plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së (CFSP), si dhe gatishmërinë për të marrë pjesë në misionet dhe operacionet e Bashkimit Evropian.

Republika e Kosovës e ka dëshmuar përkushtimin e saj ndaj integrimit evropian, si përmes reformave, ashtu edhe përmes qëndrimit të saj të palëkundur në mbështetje të politikave të BE-së. Tani është koha që ky përkushtim të përcillet me hapa konkretë nga BE, duke i mundësuar Kosovës të ecë përpara në procesin e anëtarësimit, njësoj si vendet e tjera të rajonit.

Lexo më shumë  Begaj kujtohet për studentët e Shkupit, por harron studentët që protestojnë në Tiranë

Rruga Press

YouTube player