Lajme

E akuzuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal, ish drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit Mirlinda Karçanaj është paraqitur në SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e tenderave të AKSHI-t. Karçanaj është paraqitur në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Hetimet e SPAK lidhen me dyshime për manipulimin e procedurave të prokurimit publik, favorizimin e kompanive të caktuara dhe pengimin e konkurrencës së lirë në tenderat me vlera të larta të zhvilluar nga AKSHI.

Lexo më shumë  “Nuk na solli Rusia apo Veliaj, na thirri Shqipëria”/ Studentët mesazhe me pankarta: Diploma nuk është biletë emigrimi

Në të njëjtën dosje janë përfshirë edhe persona të tjerë, mes tyre biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, si dhe ish-zyrtarë të institucionit. Prokuroria po heton gjithashtu dyshime për konkurrencë të paligjshme përmes presionit, heqje të paligjshme të lirisë dhe pastrim të parave.

Rruga Press

YouTube player