KryesoreLajme

Gazetarja në Bruksel i përmend dhunën policore në protestat e studentëve/ Ramën nuk e mbajnë nervat: Po më provokon…apo e ke seriozisht 

Kryeministri Edi Rama është përplasur me gazetaren Maria Tadeo, ku diskutoi për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe sfidat e së ardhmes. Gjatë intervistës në kuadër të “Enlargement Summit”, Rama u acarua në momentin që gazetarja i përmendi dhunën policore në protestat e të rinjve.

Kryeministri tha se policët janë më të dhunuarit, ndërsa gazetarja, Maria Tadeo i kujtoi Ramës se ekziston një dallim mes dhunës së ushtruar nga policia dhe asaj të protestuesve, pasi efektivët janë të pajisur me armë, ndërsa protestuesit jo. 

Kjo ndërhyrje solli reagimin e kryeministrit, i cili iu drejtua gazetares me pyetjen: “Po më provokon që të kemi diskutim apo e ke seriozisht?”. I revoltuar, Kryeministri tha se në momentin që do të mendojë që ai dhe qeveria nuk kanë nevojë të ndryshojnë, ai do ta lë këtë punë.

Lexo më shumë  “Më kanë thirrur në prokurori, mos mbaj mesazhe për pishinën”/ Dëshmia në dosjen Balluku: Fshihen komunikimet për vilën luksoze në Dhërmi

Pjesë nga diskutimi:

Rama: Policia ishte më e dëmtuar në këto demonstrata. Po të shihni media sociale dhe tv që marrin informacion nga mediat sociale ajo që do mendonit për atë që ka ndodhur në Shqipëri është unike për brutalitetin e policisë. Do të na duhet të përballemi me këtë brez që po rritet në realitetin e vet, nuk është e lehtë.

Gazetarja: Kur folëm në Tivat besonit se kjo është e fryrë nga mediat sociale, por protestuesit mund te thonë që forca vjen nga policia dhe jo nga ata. Pra dikush thotë që po, policët janë lënduar, por protestuesit thonë që ka ndryshim mes dhunës së policisë dhe të protestuesve, sepse ata kanë armë dhe mund të argumentohet që ka situata që policët mund të lëndohet, protestuesit mund të thonë që nuk kemi as armë, jemi paqësorë.

Lexo më shumë  Çmimet varfërojnë xhepat e qytetarëve në Shqipëri. Kriza 'pasqyrë' në tregjet e fruta e perimeve

Rama: Po më provokon, e ke seriozisht? Apo po më provokon që të kemi një diskutim interesant.

Gazetarja: Për këto imazhe, ju do të doni që në fakt të qetësoni sepse ka efekte për shkak të zgjerimit, apo mund të thoni se qeveria ime është e përgatitur të ndryshojë?

Rama: Ditën që do mendoj që unë nuk kam nevojë të ndryshoj dhe qeveria nuk ka nevojë të ndryshojë atëherë do ta lë këtë punë. Unë dua të ndryshoj, jeta ime është një jetë ndryshime në të gjitha aspektet, edhe në martesë. Unë kam ndryshuar në cdo mënyrë sepse unë jetoj për ndryshimin. Kjo është ajo që bëj gjithë kohën.

Rruga Press

YouTube player