Lajme

Policia e Kosovës demanton: Nuk kemi penguar autobusë, protesta ishte e qetë me rreth 1500 pjesëmarrës

Policia e Kosovës ka demantuar të enjten lajmet se gjoja i ka bllokuar autobusët me protestuesit serbë që po shkonin në fshatin Rudar, në veri, për të protestuar.

Protesta e mbajtur sot në Rudar përfundoi e qetë dhe pa ndonjë incident, ka konfirmuar Policia. Numri i pjesëmarrësve ishte rreth 1500.

Sipas Policisë, një autobus është ndaluar sipas procedurave të kontrollit rutinor dhe gjatë verifikimi të dokumenteve, disa persona nuk kanë pranuar të verifikohen nga autoritetet kompetente dhe nuk kanë vazhduar tutje, siç thotë Policia, në mënyrë vullnetare.

Lexo më shumë  Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

“Referuar deklarimeve dhe publikimeve të disa mediumeve se gjoja autobusë me protestues të cilët kishin për qëllim shkuarjen në protestën e paraparë të mbahet në Rudarë të Zveqanit, janë penguar nga Policia e Kosovës, janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të garantimit të ligjit dhe sigurisë, një autobus është ndaluar sipas procedurave të kontrollit rutinor dhe gjatë verifikimit të dokumenteve disa persona nuk kanë pranuar të legjitimohen nga autoritetet kompetente, prandaj në mënyrë vullnetare (me vetëdëshirë) nuk kanë vazhduar tutje”, thuhet në reagimin e Policisë.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët

Policia ka theksuar edhe një herë se e njeh të drejtën ligjore për të protestuar në mënyrë të qetë nga secili qytetar i vendit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *