Bota

Mediat ndërkombëtare jehonë fjalimit të presidentit ukrainas në Kongresin Amerikan: Zelensky si Churchilli

Fjalimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Kongresin Amerikan të mërkurën mbrëma është cilësuar si një fjalim historik dhe shumë i suksesshëm. Shumë media ndërkombëtare e kanë krahusuar  me Winston Churchill  gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Mediat ndërkombëtare, brenda dhe jashtë SHBA-së, e cilësuan fjalimin e presidentit ukrainas pasionant dhe bindës. Vizita e tij ishte saktësisht 81 vite që nga vizita e Winston Churchill në Uashington në vitin 1941, muaji kur Shtetet e Bashkuara hynë zyrtarisht në luftë.

Mediat i bënë jehonë mënyrës  se si Zelensky zgjodhi t’u drejtohej deputetëve, duke mos kërkuar apo lutur për ndihmë, por duke shpjeguar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të SHBA-së dhe Perëndimit në përgjithësi për popullin e tij në mes të pushtimit rus, duke thënë se Ukraina është duke luftuar jo vetëm për veten, por edhe për Europën dhe mbarë botën.

Deklarata e tij se ndihma për Ukrainën nuk është bamirësi, por investim u brohorit nga të pranishmit. Duke vepruar kështu, sipas vëzhguesve politikë ndërkombëtarë, ai ka arritur atë që përgjithësisht dukej e pamundur, por që arriti të bashkojë ligjvënësit amerikanë, edhe nëse republikanët ende kanë dyshime rreth paketës së ndihmës për Kievin.

Lexo më shumë  Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Sipas France 24, Zelensky ndoqi hapat e Churchill, siç ka bërë gjatë muajve të kaluar, ndërsa ofensiva ruse në vendin e tij vazhdon. Sidomos deklarata  e tij, se Ukraina nuk do të dorëzohet kurrë, duke përsëritur shprehjen nga një fjalim legjendar i kryeministrit britanik gjatë Luftës së Dytë Botërore, i emocionoi të gjithë.

Paralelizimi me Churchill u përshëndet edhe  nga Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në largim, Nancy Pelosi, pasi babai i saj ishte i pranishëm si deputet gjatë fjalimit historik të kryeministrit britanik në Kongres më 26 dhjetor 1941.

Por gjëja më e rëndësishme është se Zelensky arriti të tregojë rëndësinë e paketës amerikane të ndihmës për Ukrainën.

The Guardian shkruajti se “për një ish-aktor dhe humorist, ishte performanca e jetës së tij”, ndërsa u prit me brohoritje dhe duartrokitje nga deputetët amerikanë, disa prej të cilëve mbanin flamuj ukrainas dhe simbole të tjera.

Lexo më shumë  Sfiduesi i Orbanit në Hungari mobilizon mijëra vetë në demonstrata

Por CNN theksoi rëndësinë e zgjedhjes së Zelensky për t’iu drejtuar ligjvënësve dhe senatorëve amerikanë në gjuhën e tyre, pa një përkthyes, gjë që “e përcolli mesazhin më afër zemrave të tyre dhe zemrave të popullit amerikan”, sipas rrjetit amerikan.

Politico vuri në dukje fjalimet e rralla të liderëve të huaj në legjislaturën më të fuqishme në botë, duke vënë në dukje se vetëm Winston Churchill dhe Benjamin Netanyahu i janë drejtuar Kongresit më shumë se Zelensky.

Kujtojmë se këtë vit në Kongres ka folur personalisht edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Në dekadën 2012-2021, vetëm nëntë liderë të huaj iu drejtuan një sesioni të përbashkët të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit të SHBA-së.

Ai gjithashtu vuri në dukje se Kongresi e kishte lejuar Zelensky-n të thyente protokollin që kërkonte që liderët të veshnin një kostum, me presidentin ukrainas duke iu drejtuar ligjvënësve dhe senatorëve të veshur me uniformë ushtarake.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *