KryesoreLajme

Pse në kuvendin e Shqipërisë nuk mban fjalë asnjë protestues vendi?

Shkruan Zekirja Tahiri

Efekti i VLEN-it, përveçse kontribuoi në demokratizimin e skenës së brendshme politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke çuar në opozitë një kastë të mykur pushteti, të instaluar për më shumë se 22 vjet, duket se ka zgjuar edhe interesimin e Shqipërisë amë për zhvillimet politike te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Dëmi që shkaktoi BDI-ja me politikën e saj të stabilokracisë është shumë më i thellë sesa mund të duket në pamje të parë. Për vite me radhë, në emër të ruajtjes së stabilitetit të pushtetit, çdo padrejtësi ndaj shqiptarëve relativizohej, heshthej dhe fshihej nën qilim. Mjaftonte që pushteti të mos lëkundej, ndërsa padrejtësitë mund të prisnin. Kjo logjikë stabilokrate, përveçse i demobilizoi shqiptarët brenda vendit, duket se vuri në gjumë edhe vëmendjen institucionale të Tiranës.

Lexo më shumë  Nis rrënimi i 6 objekteve pa leje te Liqeni i Ujmanit

Shqipëria, në cilësinë e shtetit amë, për një kohë të gjatë ka munguar pikërisht atëherë kur zëri i saj duhej të dëgjohej. Dhe raste për të reaguar nuk kanë munguar. Për fat të keq, shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut u kanë ndodhur shumë padrejtësi, ndërsa reagimi nga Tirana ka qenë shpeshherë i vakët, në mos inekzistent.

Tani, me BDI-në në opozitë, duket se edhe institucionet e Tiranës kanë filluar t’i shohin zhvillimet në Maqedoninë e Veriut. Madje, edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, po gjen kohë për t’u interesuar për çështje që deri dje nuk dukeshin se zinin vend në agjendën e tij.

Takimi i tij me disa studentë nga Maqedonia e Veriut nuk mund të mos shoqërohet me një dozë ironie. Sidomos kur kujtojmë se protestat e studentëve shqiptarë, për të cilat sot shfaqet interesim institucional, kanë ndodhur pikërisht në territorin e shtetit shqiptar. Studentë janë plagosur, janë përballur me dhunë dhe kanë ngritur zërin për kërkesat e tyre, por Presidenti nuk e pa të arsyeshme t’i priste dhe t’u kushtonte vëmendje.

Lexo më shumë  Haxhiu prezanton projektplanin për agjendën parlamentare për çështje të grave dhe barazi gjinore

Prandaj, pyetja që shtrohet është e pashmangshme: A i është sugjeruar Presidentit Begaj të presë pikërisht studentët që protestojnë kundër qeverisë së VLEN-it, apo bëhet fjalë për një takim të rastësishëm, pa ndonjë prapavijë politike?

Dhe këtu qëndron edhe ironia më e madhe: Presidenti Begaj ka gjetur, për çudi, kohë në disa raste për të pritur studentë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, ndërkohë që nuk ka gjetur kohë për t’u takuar me studentët shqiptarë që protestojnë në vetë Shqipërinë.

YouTube player