Bota

Pesë gjërat që çuan në rënien e Boris Johnson

Jo më larg se tre vjet më parë, Boris Johnson udhëhoqi Konservatorët në fitoren e tyre më të madhe në zgjedhje që nga viti 1987 në Britani të Madhe. Tani, kryeministri ka humbur përkrahjen e deputetëve të tij dhe po pritet të dorëhiqet. Si erdhi deri te kjo?

Afera e Chris Pincherit

Më 29 qershor, deputeti Chris Pincher shkoi në një klub në Londër. Ai ka thënë se “kishte pirë shumë” dhe se e kishte “turpëruar veten”.

Ai u akuzua se kishte prekur dy burra, që çoi në nxitjen e deklarimeve të tjera, disa prej të cilave datonin qysh më herët. Nisi një zinxhir ngjarjesh, që përfundon me rënien e kryeministrit.

Fillimisht, nga kabineti thanë se Johnsoni s’ka njohuri për raportimet e mëhershme ndaj Pincherit. Ministrat i dolën në përkrahje; edhe pse më vonë doli se s’ishte e vërtetë.

Më 4 korrik, BBC raportoi se Johnsoni kishte qenë në dijeni të ankesave zyrtare. Të nesërmen, një ish-zyrtar pranoi se kryeministri ka qenë në dijeni për ankesën.

Johnsoni e pohoi se i ishte thënë më 2019 dhe kërkoi falje që e caktoi Pincherin si zyrtar administrativ që siguron se anëtarët e partisë votojnë sipas dëshirës së lidershipit të partisë.

Lexo më shumë  Reuten: Presidenti serb Vuçiq destabilizon rajonin

Ndeja në pandemi

Në prill, sivjet, kryeministri Johnson ishte gjobitur për thyerjen e rregullave kufizuese, pasi organizoi një ndejë për ditëlindjen e vet në qershor të 2020-s kur vendi ishte nën masa kufizuese ndaj COVID-19.

Ai më pas kërkoi falje, se solli ndejën në rezidencën e kryeministrit.

Policia shpërndau 126 gjoba për 83 njerëz që thyen rregullat, në rrugët e rezidencave të krerëve. 

Një raport tjetër zyrtar përshkroi se ka pasur një seri të ngjarjeve të organizuara nga stafi politik, që theu rregullat e izolimit.

Kriza jetësore – rritja e taksave

Inflacioni ka shënuar rritje drastike më 2022, duke prekur shkallën aktuale në 9.1 për qind.

Shumë nga arsyet ishin jashtë kontrollit të Boris Johnsonit. Pushtimi rus i Ukrainës, për shembull, çoi në shtrenjtim të karburanteve e produkteve ushqimore.

Qeveria ndërmori disa hapa duke ulur çmimet e karburanteve. Megjithatë, rriti taksat në prill.

Rritja e taksave u arsyetua me pagesën për kujdesin shëndetësor dhe social.

“Në mes të krizës më të keqe në disa dekada, Qeveria zgjodhi t’i rrisë taksat për punëtorët”, pati thënë lideri i Laburistëve, Sir Keir Starmer, në prill.

Lexo më shumë  OKB: Afër gjysmë milionë palestinezë janë zhvendosur për shkak të luftimeve në Rafah dhe veri të Gazës

Përplasja për Owen Patersonin

Në tetor të 2021-s, një komitet në Dhomën e Ulët të Parlamentit rekomandoi suspendim 30-ditor, për atëbotë, deputetin e Konservatorëve Owen Paterson.

Komisioni u shpreh se ai theu rregullat e lobimit, duke u përpjekur që t’u sjellë përfitime kompanive që e kanë paguar.

Konservatorët, të udhëhequr nga kryeministri, votuan për ndërprerjen e suspendimit, dhe vendosën një komitet të ri për t’i përcjellë hetimet.

Pas përplasjeve, Patersoni përfundoi me dorëheqje. Më pas, Johnsoni pranoi se ka dështuar në zgjidhjen e rastit.

Mungesë përqendrimi e idesh

Boris Johnsoni fitoi shumicën pasi kreu me sukses daljen nga Bashkimi Evropian. Megjithatë, nga ajo kohë, kritikët e kanë akuzuar për mungesë përqendrimi e idesh në udhëheqje.

Ish-këshilltari i tij, Dominic Cummings, në vazhdimësi e ka akuzuar për humbje të kontrollit.

Të tjerët kanë vënë në pikëpyetje filozofinë e liderit, ose edhe nëse ka një të tillë. Në qershor, deputeti i Konservatorëve Jeremy Hunt, akuzoi Johnsonin për mungesë “integriteti, kompetence e vizioni”.

Hunt u shpreh me këto fjalë pak para votimit të votëbesimit, të cilin Johnsoni e fitoi. Akuzat u shtuan më vonë.

Tash deklaratat e deputetëve pritet të qetësohen. Kryeministri është në largim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *