Lajme

(Video) Të pasurit e Londrës preferojnë bandat shqiptare të kokainës: Janë si McDonald’s, por për drogë

Kanali në Instagram VICE, i cili ka 4.6 milionë ndjekës ka publikuar një video ku intervistohen përdoruesit e pasur të kokainës në Londnër, duke mësuar kështu edhe për bandat që ua shesin atë.

Gazetari: Pra, ju përdorni kokainë?

Personi 1: E bëj, vërtet.

Gazetari: Sa mendon se do përdorësh (kokainë) në një natë?
Personi 1: Oh, unë mund të shkoj aty ndoshta te dy gramë për veten time.
Gazetari: Nëse do të porosisje kokainë tani në këto momente, sa shpejt do të arrinte?
Personi 2: Do të thosha, 25 minuta.
Personi 3: Ke dikë që vjen në kohë, ë?
Gazetari: Nga kush blen?
Personi 1: Kam një shok shqiptar tek i cili shkoj.
Gazetari: Shqiptar?
Personi 1: Po.
Gazetari: Çfarë ka ndryshe te ai krahasuar me shpërndarësit e tjerë?
Personi 1: Oh, është shumë më shumë efiçent.

Lexo më shumë  Kryetari i Zveçanit Ilir Peci vendoset në objektin e Komunës


Gazetari duke bërë narrativë: Nuk janë vetëm londinezët e pasur ata që po blejnë nga shqiptarët. Bandat e kanë zgjeruar territorin e tyre aq shpejt, sa që u është dashur të rekrutojnë adoleshentë në mënyrë që t’i dërgojnë produktet e tyre nëpër periferi.
Shpërndarësi 1: Isha 13, 14-vjeçar. Doja ta ndihmoja mamanë time me qeranë, gjëra të tilla, por u tërhoqa brenda prej disa shqiptarëve. Kjo është si përfundova aty në fillim, vërtet.


Personi 4: Gjithnjë është çështja te bandat shqiptare. Është shërbim 24 orë. Mund t’i telefonosh në çdo kohë të ditës, ata do ta sjellin aty, thjesht jepu adresën. Është si McDonald’s, por për drogë.

©Rruga Press

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *