Lajme

Pas 24 vitesh, ngrihet aktakuza e parë për krime të luftës lidhur me masakrën e Reçakut

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, aktakuzë në mungesë kundër të pandehurit me inicialet Ç.A, i cili ka kryer krime të luftës kundër popullatës civile në Kosovë gjatë periudhës janar-maj 1999.

Në fakt kjo është aktakuza e parë për rastin e masakrës së Reçakut, të ndodhur në janar të vitit 1999.

Prokurorja e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Habibe Salihu, bazuar në provat dhe dëshmitë e mbledhura, ngarkon të akuzuarin Ç. A (Č.A), me veprën penale për kryerjen e “krimeve të kundër popullatës civile”.

RTK ka siguruar aktakuzën sipas së cilës, në periudhën janar-maj 1999, duke bashkëvepruar me një grup personash (ende të paidentifikuar), të organizuar e veshur me uniforma policore, paramilitare e ushtarake, ky person, me dashje ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare kundër personave civile.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Sipas aktakuzës Ç. A (Č.A), më 15 janar të vitit 1999, në fshatin Reçak, ka shkaktuar vuajtje të mëdha, apo cenim të integritetit trupor ose të shëndetit, frikësim ndaj popullatës civile, vrasje e urdhërim për zhvendosje të popullatës civile.

Në aktakuzë shkruan se i njëjti, në fillim të muajit prill 1999, në bashkëveprim me persona të tjerë kriminalë, në pikën “Kodra e Gështenjave” që ndodhet në pjesën mes Shtimes dhe fshatrave Milapolc, Reçak e Petrovë, bashkë me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, fillimisht kishin urdhëruar dëbimin e banorëve.

Pas kësaj, ai me të tjerët, ka marrë pjesë në djegien e shtëpive të vëllëzërve R.J, S.J, R.J dhe H.J në Shtime.

Sipas aktakuzës, i akuzuari i njëjtë me 13 e 14 maj 1999, në vendin e quajtur “Lugu i Neshës” në fshatin Petrovë të Shtimes, në bashkëveprim me persona të veshur me uniforma policore e paramilitare serbe, kanë kryer dëbime, vrasje e frikësime të popullatës civile shqiptare.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Ai ngarkohet për vrasjen e H.H, i strehuar në mal bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes së tij, si i dëbuar me forcë nga ushtria e paramilitarët serbë.

Gjithashtu, Ç. A (Č.A), akuzohet se me 15 janar 1999 në fshatin Reçak të Shtimes, në bashkëpunim, ka marrë pjesë në vrasjen e personave civilë shqiptarë që nuk kanë qenë drejtpërdrejtë të përfshirë në konflikt apo luftë.

Kështu, sipas aktakuzës, ai ka marrë pjesë drejtpërdrejtë në vrasjen e shqiptarëve H.B, H.M, S.M, A.M, A.M, S.M, S.H dhe H.M.

Në aktakuzë përshkruhet e gjithë ngjarja, kur i akuzuari ka vrarë civilë shqiptarë edhe nga afërsia.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *