Lajme

Strukturat paralele serbe rrethojnë objektin e Komunës së Zubin Potokut

Strukturat paralele-ilegale serbe kanë filluar përgatitjen për të penguar qasjen në objektin e Komunës së Zubin Potokut, ku pritet të betohet kryetari i ri, Izmir Zeqiri

Burime të KosovaPress-it kanë bërë të ditur se në derën kryesore të objektit komunal në Zubin Potok disa persona tashmë kanë filluar të vendosin rrethoja prej hekuri.

“Sot janë parë disa persona në hyrje të objektit te komunës duke vendosur rrethoja prej hekuri”, ka thënë burimi i KP.

Lexo më shumë  Konjufca: Heroi Ilaz Kodra është ndër figurat më emblematike të UÇK

Ndryshe, kjo e ashtuquajtura “rezistencë” serbe vjen vetëm një ditë pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se do të ketë “krizë të madhe” në veri të Kosovës.

Ai para gazetarëve të mërkurën ka akuzuar ndërkombëtarët se gjoja po mbështesin kryeministrin Albin Kurti, për të shuar pikërisht “rezistencën e serbëve”.

Kujtojmë se zgjedhjet në katër komunat veriore u mbajtën më 23 prill.

Lexo më shumë  Gërvalla takoi ministrin e Jashtëm estonez, kërkon mbështetje për integrim

Serbia vazhdimisht apeloi serbët të mos dalin në votime. Si pasojë e presionit të Beogradit zyrtar, edhe kryetari i Partisë së Serbëve, Aleksandër Jabllanoviq është tërhequr nga gara zgjedhore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *