Lajme

Biserko skeptike se Serbia do të hapë arkivat për të pagjeturit

Edhe pse politikanët nga të dyja palët pretendojnë se institucionet do të jenë transparente – të cilën e kanë obliguar me Deklaratën për Personat e Pagjetur, Sonja Biserko nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi thekson se “nuk do të jetë aq e lehtë”.

Biserko thekson se arkivat e Ushtrisë dhe Policisë serbe deri më tani kanë mbetur “të paprekshme” në rastet e krimeve të luftës, ndaj është skeptike se tani do të hapen për shkak të çështjes së personave të zhdukur.

“Nëse Serbia do t’i hapte ato arkiva, do të duhej të përballej me faktin se është përgjegjëse për shumë gjëra që kanë ndodhur në Kosovë, sepse është bërë nën ombrellën e ushtrisë, policisë dhe paragrupeve të ndryshme”, thotë ajo.

Lexo më shumë  Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, diskutuan për disa tema të rëndësishme

Grupi i përbashkët punues për personat e pagjetur është themeluar në vitin 2004, nën kujdesin e përfaqësuesit special për Kosovën të sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Mirëpo, komisionet për persona të pagjetur të Qeverisë së Kosovës dhe të Serbisë kanë akuzuar më së shumti njëri-tjetrin gjatë viteve të fundit dhe nuk ka pasur bashkëpunim konkret në kuadër të grupit të përbashkët punues në terren.

Po ashtu, çështja e personave të pagjetur është ngritur edhe në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2020, por përveç “harmonizimit të qëndrimeve” të të dyja palëve për atë çështje, nuk ka pasur ndonjë progres konkret.

Lexo më shumë  Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999 rreth 13.000 njerëz nga të gjitha bashkësitë etnike u vranë, mbi 800.000 u zhvendosën dhe rreth 1.600 janë të zhdukur.

Qindra trupa të shqiptarëve të vrarë të Kosovës janë gjetur në varreza masive në Serbi. Deri më tani nga Serbia në Kosovë janë kthyer rreth 1.000 mbetje mortore.

(Marrë me shkurtime nga REL)

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *