Lajme

Fushata elektorale ul sërish çmimet e karburanteve

Javët e fundit çmimit e karburantëve kanë pësuar ulje të vazhdueshme javë pas jave dhe javën e fundit ditë pas dite. Ngjan si koinçidence fakti që bordi i Ramës këto ulje të çmimeve i bën në javët më të nxehta të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit në Shqipëri.

Lexo më shumë  Ku shkel Rama, arrestohen qytetarë, protestë jashtë Pallatit të Kulturës në Vlorë, shoqërohen 4 persona

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve, ku nafta është ulur me 3 lekë dhe do të shitet në treg me 169 lekë/litri.

Çmimi i benzinës është ulur me 3 lekë gjithashtu dhe do të shitet me 172 lekë/litri.

Çmimi i gazit është ulur me 4 lekë dhe do të tregtohet me 62 lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 4 Maj ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Lexo më shumë  Thesar 1700-vjeçar në Bulqizë! Zbulohet mauzoleumi i parë nëntokësor i periudhës romake në Shqipëri

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *