KryesoreLajme

Tomor Alizoti/ Akti Normativ që ndalon protestat e kalon edhe Korenë e Veriut

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka kundërshtuar në Kuvend aktin normativ për tubimet, duke e cilësuar atë si një kufizim të së drejtës së qytetarëve për të protestuar. Gjatë fjalës së tij në Parlament, Alizoti deklaroi se shqiptarët kanë shumë më tepër arsye për të protestuar sesa qytetarët e vendeve të tjera evropiane, duke krahasuar situatën në Shqipëri me atë në Francë dhe Itali. Alizoti solli rastin e Belinda Ballukut, duke thënë se ajo është për tu futur në burg dhe qytetarët kanë të drejtën e tyre për të protestuar.

Lexo më shumë  Qorrolli: PDK-ja ende s’e ka dorëzuar draftin për Specialen

“Arritja më e madhe e Shqipërisë ka qenë vendosja e një sistemi totalitor, i cili e kalon Korenë e Veriut, akti normativ për tubimet. Nëse ka arsye në Shqipëri për të protestuar këto janë 1000 fishi i cdo evropiani. Nëse një francez ka 100 arsye për të protestuar, një shqiptar ka 1000 arsye për të protestuar. Nëse merrni Italinë, prapë shqiptarët kanë mijëra arsye për të protestuar. Si mundet një qytetar shqiptar shikon që kupola qeverisëse, ish zv- kryeministra, ca janë në arrati dhe ca janë për tu ndjekur dhe për tu futur në burg dhe gjysma e qeverisë është në burg dhe pjesa tjetër shkon në burg, si mund ta ndaloni me një akt normativ qytetarin të protestojë”, tha Alizoti. Sipas tij ky akt normativ është një turp dhe dëmton demokracinë, ndërsa tha se mazhoranca ka frikë nga protestat. “Ju bëni akte normative për të ndaluar protestat. Demokracia ka vetëm një element që është protesta. Ju keni frikë nga protesta, por protesta e mban gjallë demokracinë”, tha Alizoti, duke theksuar se “edhe kryeministrinë duan ta shpallin zonë të mbrojtur”.

Lexo më shumë  Shqipëri - Turizmi në rënie të lirë në tetor, të huajt 12.5 përqind më pak

Rruga Press

YouTube player