Lajme

Shqipëri – Turizmi në rënie të lirë në tetor, të huajt 12.5 përqind më pak

Muaji tetor ka regjistruar ndoshta muajin me kthesën më të fortë negative për turizmin ku shtetasit e huaj që hynë në vendin tonë. Të dhënat e Institutit të Statistikave për Lëvizjen e Shtetasve tregojnë se gjatë tetorit rezultojnë të kenë hyrë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, 1.457.940 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

“Ky tregues ka pësuar një rënie me 7,6 %, krahasuar me Tetor 2025. Gjithashtu, 1.562.077 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 1,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, hyrjet e shtetasve shqiptarë në vend arritën në 662.437, duke shënuar një rënie prej 0,9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tkurrja ishte më e ndjeshme në hyrjet e shtetasve të huaj, të cilat ranë me 12,5%, duke arritur në 795.503.

Lexo më shumë  Arrestohen edhe katër persona për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt

Një tendencë e kundërt vërehet në daljet e shtetasve shqiptarë, të cilët kanë udhëtuar më shumë jashtë vendit krahasuar me një vit më parë. Konkretisht, numri i daljeve arriti në 692.374, me një rritje prej 5%. Ndërkohë, daljet e shtetasve të huaj shënuan një rënie prej 1,9%, duke arritur në 869.703.

Ndikimi i tensioneve ne vend

Rënia e turizimit në muajin e 10-të vitit ishte i pritshëm teksa gjatë këtij muaji vendi u përfshi nga një seri protestash.

Protestat nisën fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit, ku studentët parashtruan një sërë kërkesash drejtuar qeverisë. Megjithatë, situata u përshkallëzua në përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, të shoqëruara me përdorimin e forcës nga policia, trazira dhe dëme materiale në disa zona të kryeqytetit.

Kjo situatë mund të ketë ndikuar negativisht në perceptimin e Shqipërisë si destinacion turistik, veçanërisht për vizitorët e huaj.

Lexo më shumë  Burgim i përjetshëm për Murselin dhe Plavën, Gjykata e Apelit e Kosovës vërteton dënimet për vrasjen e Liridona Ademajt

Tur-operatorët kërkuan që qeveria të ulte tensionin me protesuesit, duke paralajmëruar se kjo do të ndikonte në ecurinë e turizmit diçka që duket se tashmë është materializuar në numra konkretë.

Ecuria për pjesën e mbetur të vitit vlerësohet jo më me optimizëm ku tuoepratorët kanë parashikuar një zbehje të turizmit në tërësi edhe pse e shohin këtë si afatshkurtër dhe pa pasoja në imazhin e përgjithshëm të vendit./Revista Monitor

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Rruga Press

YouTube player