Lajme

Mbështeti Veliajn para zgjedhjeve, milionat që derdhi kryebashkiaku për Ermal Metën

Ermal Meta është personazhi i radhës që shpreh mbështetjen për Erion Veliaj në garën për Bashkinë e Tiranës, edhe pse ai jeton prej vitesh larg saj.

Mesazhin e këngëtarit, Veliaj e ka shpërndarë në rrjetet sociale.

Nisur nga kjo, në media janë sjellë në vëmendje milionat që ka derdhur Bashkia Tiranë për koncertet e Ermal Metës.

Referuar të dhënave zyrtare, Bashkia Tiranë ka bërë një pagesë prej 85 milionë lekësh për koncertin e Ermal Metës në datë 10 shtator 2021.

Një tjetër dokument, tregon se bashkia ka paguar 43 milionë lekë në datë 1 mars 2019 për koncertin që ka zhvilluar Ermal Meta në Tiranë, ku janë shitur edhe bileta për pjesëmarrësit.

Pagesa të ngjashme, bashkia ka paguar edhe për këngëtarë të tjerë të cilët kanë zhvilluar koncerte në Tiranë, duke ngritur pikëpyetjen nëse tanimë, në prag të zgjedhjeve lokale, ata po i kthejnë “qokën” Erion Veliajt.

Lexo më shumë  Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Mediat raportuan po ashtu se në nëntor të vitit të kaluar, 50 milionë lekë të vjetra u dizbursuan nga Bashkia e Tiranës për një koncert të Rigels Rajkut – i njohur si “Noizy”.

Lidhur me shifrat ka reaguar dhe sekretari i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, i cili shprehet se paratë e shpenzuara mund të përdoreshin në mënyrë më efeciente për qytetarët.

“200 mijë euro janë baraz me ndihmën sociale që përfitojnë nga shteti 2740 familje me 4 anëtarë me ndihmë ekonomike! Me 200 mijë euro taksa të qytetarëve mund të ishin shtruar të paktën 4 rrugë lagjesh në Tiranë!  Me 200 mijë euro mund të rikonstruktohej një çerdhe, një kopsht fëmijësh ose një shkollë! Me 200 mijë euro mund të ndërtohej një kënd pushimi në lagjen tuaj”, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale.

Lexo më shumë  Kurti e pret në takim zyrtaren e lartë amerikane

“Erion Veliaj nuk bëri asgjë nga këto!  I shpenzoi 200 mijë euro, taksa tuaja, për të “sponsorizuar” një këngëtar, që më pas t’a shiste këtë “mbështetje” si “falas” për “punët e mira të bëra në Tiranë”.  Ka ardhur koha për t’i dhënë fund shpërdorimit të taksave të qytetarëve të Tiranës! Ndryshimi është në duart e tua”, shton.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *