Bota

SHBA-ja mohon përfshirjen në sųlmin e supozuar me dron në Kremlin

Shtëpia e Bardhë mohon çdo përfshirje në një sulm të supozuar me dron në Kremlin.

“Ne nuk kishim asnjë lidhje me këtë”, tha zëdhënësi i këshillit të sigurisë kombëtare, John Kirby për MSNBC.

Më herët u raportua se zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov kishte bërë pretendimin pa ndonjë argument se SHBA-ja qëndronte pas incidentit.

Ai tha se Rusia e di se “vendimet për sulme të tilla terroriste merren në Washington” dhe se Kievi “thjesht i zbaton këto vendime”.

Lexo më shumë  Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku

Peskov shtoi se “Washingtoni qëndron padyshim mbrapa këtij sulmi, ne jemi të vetëdijshëm për këtë”, megjithëse nuk ofroi asnjë provë për të mbështetur pretendimet e tij.

Kirby që mohoi pretendimet e zëdhënësit të Kremlinit, përsëriti se Washingtoni nuk i mbështet apo i fal sulmet nga Ukraina jashtë kufijve të saj.

“Ne kemi qenë të qartë me ta publikisht dhe kemi qenë të qartë me ta privatisht se ne nuk i inkurajojmë dhe as nuk iu mundësojmë atyre të kryejnë sulme jashtë Ukrainës”, potencoi zëdhënësi amerikan.

Lexo më shumë  Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *