Bota

Një ministre gjermane viziton Tajvanin pas 26 vjetësh, ‘kërcënon’ Kina

Ministrja e Arsimit të Gjermanisë ka zhvilluar së fundmi një vizitë në Tajvan, duke ngjallur reagime të ashpra të Pekinit.

Ministrja Bettina Stark-Watzinger nënshkroi Marrëveshjen për shkencë dhe teknologji me Këshillin Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë së Tajvanit, në ditën e parë të vizitës së saj zyrtare.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes në Taipej, Stark-Watzinger tha se ndihej e vlerësuar nga fakti që ishte ministrja e parë gjermane që ka vizituar ishullin në më shumë se dy dekada.

Lexo më shumë  Beteja e rrallë mes tankeve ruse dhe një të ukrainasve – pamjet nga ajri tregojnë si ushtarët e Zelenskyt shkatërrojnë makinerinë e Putinit

“Është kënaqësi dhe nder i madh për mua. Kjo marrëveshje është për përforcimin e bashkëpunimit në bazë të vlerave demokratike, transparencës, reciprocitetit dhe lirisë shkencore”, tha ajo.

Vizita e saj vjen pasi dy muaj më parë një delegacion i lartë i Parlamentit gjerman udhëtoi për në Tajvan, një lëvizje që u kritikua ashpër nga Pekini.

Stark-Watzinger, nuk pranoi të komentonte zhvillimet gjeopolitike, si dhe kundërshtitë e Pekinit për vizitën e saj në ishull.

Lexo më shumë  Von der Leyen: Sulmet ndaj politikanëve rrezikojnë demokracinë

Kina e cilëson këtë ishull të vetëqeverisur si pjesë të territorit të saj dhe ka kërcënuar se do ta marrë me forcë nëse do të jetë e nevojshme.

Sa herë ka pasur vizita në Tajvan të zyrtarëve të huaj, Kina ka shfaqur forcën e saj ushtarake dhe ka rritur presionin diplomatik dhe ekonomik.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *