KryesoreLajme

Kurti: Pres nga ndërkombëtarët që ta dënojnë Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pret nga faktorët ndërkombëtarë që ta gjykojnë dhe dënojnë sjelljen e Serbisë për moszbatim të marrëveshjes së dakorduar në Ohër, më 18 mars.

Teksa ka folur para gazetarëve të martën, Kurti ka thënë zbatimi i marrëveshjes duhet të fillojë menjëherë, pasi siç ka thënë ai, nuk ka një afat se kur duhet të fillojë zbatimi.

Sipas tij, Serbia s’mund të flasë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare e në mes të takimeve të thotë se nuk do të zbatojë asgjë.

“Pres nga faktorët ndërkombëtarë që ta gjykojnë e ta dënojë sjelljen e Serbisë e cila kur zhvillohen takime thotë se nuk nënshkruaj e ndërmjet takimeve thotë nuk zbatoj gjë. Nuk mund të flasë kështu pala tjetër kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, nuk mund të flasë sikur kurrë s’do ta njohë Kosovën meqenëse marrëveshja bazë është njohje de facto. Kjo është thelbësore për procesin dhe është e rëndësishme që të gjithë aleatët, miqtë tanë, të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kosovës kur ne jemi konstruktivë e të përkushtuar e kreativë si asnjëherë”, ka thënë Kurti pas konferencës nacionale me temë “Profesionistët e punës sociale në sistemin e mbrojtjes sociale” që është mbajtur në Prishtinë.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Ai ka shtuar se është i vetmi që në takimet e Brukselit bën propozime dhe oferta.

“Unë bëj propozime dhe oferta që refuzohen dhe në fund merremi vesh ama ata nuk nënshkruajnë. Për të tjerat me ndërmjetësit evropianë do të jemi në kontakt të vazhdueshëm, me partnerët tanë amerikanë gjithashtu jemi në komunikim të vazhdueshëm, dhe do të duhej që atë formulimin për vetëmanaxhimin e komunitetit serb të adresojmë çështjet që na paskan ngelur pa u mbushur dhe për ne bëhet fjalë për një formulim i cili i përket në mënyrë shumë besnike dhe të saktë konventës kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare sipas Këshillit të Evropës”, është shprehur Kurti.

Sipas tij, topi tani nuk duhet të jetë te Kosova por te Serbia.

Të shtunën e javës që kaloi, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, pas 12 orë negociatash mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është arritur marrëveshje mbi Aneksin e implementimit të Planit evropian për dialogun, por pa nënshkrim të palëve.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, pas përfundimit të diskutimeve mes palëve ka kumtuar se Marrëveshja dhe Aneksi për zbatimin e saj konsiderohen të aprovuara, bazuar në deklaratën e tij. Kurti ishte i gatshëm të vinte firmë mbi të, por Vuçiqi refuzoi.

Por Borrelli e bëri të qartë se Marrëveshja dhe Aneksi i implementimit do të bëhen pjesë integrale të procesit të anëtarësimit në BE, për Serbinë e Kosovën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *