Bota

NATO e akuzon Rusinë se po përpiqet të krijojë ‘pretekst’ për ta pushtuar Ukrainën

NATO ka paralajmëruar se Moska po kërkon të krijojë një pretekst për një pushtim të Ukrainës pasi separatistët e mbështetur nga Rusia në rajonin e Donbasit dhe ushtria ukrainase shkëmbyen zjarr ndërmjet vete ditën e enjte.

Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, i tha Euronews se Rusia mund ta organizojë një ‘operacion të rremë’ për ta justifikuar një inkursion mbi kufirin ku Moska ka vendosur dhjetëra mijëra ushtarë.

Kjo ndodhi pasi separatistët në rajonin e Donbas akuzuan ushtrinë ukrainase për granatimet e pozicioneve të tyre, ndërsa Kievi pretendon se ushtarët e tyre ishin sulmuar.

Lexo më shumë  NATO akuzon Rusinë për kërcënim të sigurisë në territorin e Aleancës

“Jam i shqetësuar për rritjen e numrit të shkeljeve të armëpushimit”, tha Stoltenberg për Euronews.

“Jam gjithashtu i shqetësuar për mundësinë që Rusia po përpiqet të krijojë një lloj preteksti, pavarësisht nëse është [ky sulm granatimi] apo jo, nuk jam në gjendje ta them këtë”.

“Por ne kemi parë përpjekje nga Rusia për të organizuar një ngjarje dhe më pas ta përdorë atë si një justifikim për të nisur një sulm ndaj Ukrainës. Dhe sigurisht, kjo e rrit seriozitetin e situatës”.

Kremlini ka këmbëngulur vazhdimisht se nuk ka plane për ta pushtuar Ukrainën.

Lexo më shumë  Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Zyrtari Rodion Miroshnik në rajonin seperatist të Luhansk në Ukrainën lindore tha se kishte pasur një “provokim në shkallë të gjerë” nga ushtria ukrainase dhe se ata ishin përgjigjur me zjarr.

Ukraina e kundërshtoi këtë pretendim duke thënë se separatistët kishin granatuar forcat e saj, porse ata nuk ishin përgjigjur me zjarr.

Komanda ushtarake ukrainase tha se predhat goditën një ndërtesë kopshti në Stanytsia Luhanska, duke plagosur dy civilë dhe duke e ndërprerë furnizimin me energji elektrike në gjysmën e qytetit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *