Bota

Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi, pasi përshkuan afro 3.000 kilometra

Njësitë e Forcave të Operacioneve Speciale të Ukrainës (SOF) kanë goditur për herë të tretë rafinerinë e naftës në Omsk të Rusisë, më 11 nëntor, me dronë që përshkuan afro 3.000 kilometra deri te objektivi.

Rafineria e Omskut është më e madhja në Rusi dhe është pjesë e kompanisë Gazprom Neft. Ajo përpunon më shumë se 21 milionë tonë naftë në vit, duke prodhuar benzinë, naftë dizel, karburant për aviacionin dhe produkte petrokimike.

Lexo më shumë  Zahner: Serbia nuk mund të mbajë lidhje strategjike me Rusinë dhe njëkohësisht të synojë anëtarësimin në BE

Objekti ndodhet rreth 2.500 kilometra larg kufirit ukrainas dhe konsiderohet rafineria më e largët në territorin rus që është goditur nga dronët ukrainas.

Sulmi i parë ndaj kësaj rafinerie u krye më 6 korrik. Pas goditjes, objekti ndërpreu plotësisht përpunimin e naftës dhe u nxor jashtë funksionit për t’iu nënshtruar riparimeve.

Rafineria u godit për herë të dytë më 8 tetor, ndërsa sulmi i 11 nëntorit shënon goditjen e tretë ndaj të njëjtit objekt.

Lexo më shumë  Zelensky paralajmëron shkëmbimin më të madh të të burgosurve me Rusinë: Negociatat po japin rezultate konkrete

Forcat e Operacioneve Speciale të Ukrainës deklaruan se do të vazhdojnë të godasin objektivat ruse, pavarësisht distancës së tyre.

“SOF do t’ia kthejë Rusisë luftën që ajo e nisi, pavarësisht se sa larg përpiqet armiku t’i fshehë objektet e tij”, thuhet në deklaratën e tyre.

Rruga Press

YouTube player