Sport

UEFA e vendos Gjimshitin kandidat për “Lojtarin e javës” në Ligën e Evropës

Berat Gjimshiti i dha fitoren 2-1 Atalantës me dygolëshin e tij në Ligën e Evropës, duke kthyer një ndeshje të komplikuar ndaj Olimpiakos.

Kështu ai i shtoi një paraqitje shumë të mirë në fazën mbrojtëse, edhe një të jashtëzakonshme në sulm, duke u shfaqur si një bomber i vërtetë me dy gola në tre minuta lojë.

Ndaj nuk ishte aspak rastësi që ai shihej si lojtari i ndeshjes nga të gjithë specialistët dhe vetë UEFA, e ka përzgjedhur mes katër lojtarëve më të mirë në të kësaj mesjave në Ligën e Europës.

Lexo më shumë  Atalanta dhe Bayer Leverkusen përballen sot në finalen e Ligës së Evropës: Bergamaskët për trofeun e parë, kampioni gjerman për ta ndjekur ‘tripletën’

Kështu, ajo ka përfshirë emrin e Gjimshitit në votimin për “Lojtarin e javës”, duke e vendosur përkrah Morelos të Rejnxhërs, Martinez të Portos dhe Rodriguez të Betisit, me të cilët ai do të konkurrojë për këtë vlerësim mjaft të veçantë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *