Lajme

Mjekët heronj të luftës kundër Covid denoncojnë ministrinë e Shëndetësisë: Nuk kemi marrë bonusin

Mjekët dhe infermierë nga qendrat spitalore që trajtojnë të prekurit me Covid 19, deklarojnë dhe denoncojnë se kanë vonesa për marrjen e bonusit të premtuar nga qeveria si  heronjë në vijën e parë të luftës kundër pandemisë covid-19

Ky denoncim nuk vjen vetëm nga Tirana por nga disa spitale rajonale. Disa prej disa muajsh e disa me ndërprerje.

Në fillim të pandemisë, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e shëndetësisë Ogerta Manstirliu premtuan se  mjekët e spitaleve Covid do të merrnin 1000 euro në muj shpërblim, ndërsa infermjerët  500 euro. 

Tirana, Berati, Gjirokastra dhe Korça janë disa nga spitalet që  që vuajnë këtë vonesë, që sipas një reagim të mëhershëm të ministrisë së shëndetësisë kjo  vjen pasi listpagesa nuk është dërguar e plotë listpagesa.

Lexo më shumë  Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë

Edhe mjekët e urgjencave në QSUT që tashmë gati dy vite nga pandemia ankohen se qeveria i ka përjashtuar nga skema e përfitimit të bonusit.

Ata thonë se përballen çdo ditë me rreth 5 apo 10 pacientë me covid.

Mjeku i urgjencës Petrit Gjorgji tregon rrezikun me të cilin përballen çdo ditë.

“Ne mjekët e urgjencës polivalente u infektuam më përpara sesa vetë mjekët e infektivit. Mesatarisht vijë 5- 10 raste në ditë. Diagnostikohen, marrin mjekim nga mjekët e urgjencës” thotë Gjoni.

Ai e konisderon të padrejtë që të bëhet një diskriminin i tillë mes bluzave të bardha.

Lexo më shumë  Mediat italiane: Presion i ri nga Rama për ‘Report’ pas akuzave për vëllain

“Ne kemi një proces gjyqësor që kemi hedhur në gjyq qeverinë, drejtorinë e QSUT-së dhe ministrinë e Shëndetësisë.Unë kërkoj që të mos bëhet diskriminim brenda bluzave të bardha. Të jemi heronj bashkë me heronjtë e tjerë që janë marrë me covidin” shton më tej.

Spitalet si në fillim të pandemisë, edhe  gjatë saj, u kthyen në vatra të rrezikshme infeksioni. Por megjithatë, jo të gjithë u vlerësuan nga qeveria dhe ministria.

Nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën në vendin e punës për shka të infektimin 55 mjekë dhe infermierë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *