Bota

Japonia goditet nga një tërmet 5,4 ballë

Një tërmet me magnitudë 5,4 ballë ka ndodhur në prefekturën Wakayama në Japoninë jugperëndimore.

Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze (JMA), tërmeti u regjistrua në orën 09:28 me kohën lokale në thellësi prej 20 kilometrash në ngushticën Kiisuido.

Dridhjet janë ndier në Mie, Hyogo, Tokushima dhe Kagawa. Ndërkaq, në orën 06:37, një tërmet me magnitudë 4,8 ballë në thellësi prej 19 kilometrash goditi prefekturën Yamanashi, e cila ndodhet në perëndim të kryeqytetit Tokio.

Lexo më shumë  Vërshëllima, hedhje vezësh dhe brohoritje “Ik, ik!” - Vuçiqi nuk mirëpritet nga mijëra qytetarë të Nishit

JMA raportoi se tërmetet nuk paraqesin rrezik për cunami.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Prodhim masiv në Gjermani – dronët e rinj për ukrainasit do të arrijnë deri në 1500 km

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *