Lajme

Mediat ruse mbështesin Serbinë edhe pas sulmit terrorist në veri

“Një ngjyrë, një besim, një gjak” është mbishkrimi që kanë vendosur disa media ruse në billborde, në mbështetje të Serbisë pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Fotot me billbordeve i ka publikuar në rrjete sociale analistja amerikane, Ivana Stradner, për çka ka thënë se është “skenar i vjetër”.

Lexo më shumë  Çmimet e marketeve në Tiranë, deri në 50% më të shtrenjta se në rajon; rekord bulmeti

Stradner ka paralajmëruar se ajo që u pa gjatë fundjavës së fundit në Kosovë nuk do të ndalet me kaq.

“Pas përshkallëzimeve të fundit në Kosovë, mediat ruse shfaqin billborde në Moskë me mesazhin në mbështetje të Serbisë: “një ngjyrë, një besim, një gjak”. Është i njëjti skenar i vjetër. Ajo që pamë gjatë fundjavës nuk do të ndalet me kaq”, ka shkruar ajo në “X”./Kosova Post

Lexo më shumë  Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, fut në kaos dhe paqartësi supermarketet

Rruga Press

YouTube player