Lajme

Kryeministri Kurti kërkon mbështetje nga Zvicra për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kërkuar mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në një intervistë për NZZ, Kurti ka thënë se për t’u bërë anëtarë të Këshillit të Evropës, Kosova ka nevojë për miq, të cilët ofrojnë një pasqyrë të vërtetë.

Kurti për gazetën e Cyrihut ka thënë se qëllimi i Kosovës është që vitin e ardhshëm të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

Lexo më shumë  Nga të dhënat te mbrojtja, ndikimi izraelit hyn në sektorët strategjikë të Shqipërisë

Para së gjithash, është një çështje gjeopolitike. Vendet e BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) nuk e njohin Kosovën. “Kemi nevojë për ndihmë nga Zvicra”, tha Kurti.

Intervista për Neue Zürcher Zeitung u publikua pas takimit të një jave më parë me presidentin e Konfederatës Alain Berset.

Zvicra mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, bëri të ditur Departamenti Federal i Brendshëm (DFI) pas bisedimeve, duke shtuar se kjo do t’u mundësonte të gjithë banorëve të vendit – dhe për rrjedhojë edhe anëtarëve të pakicës serbe dhe komuniteteve të tjera – të kenë qasje. në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Lexo më shumë  Kurti: Kosova, model në rajon për shërbimin korrektues

Rruga Press

YouTube player