Lajme

Aksioni policor në veri, gjithçka që u konfiskua nga prona e terroristit Radoiçiq

Në aksionin e Policisë së Kosovës që u zhvillua mëngjesin e sotëm në komunat veriore të Kosovës, janë sekuestruar makina, motorë dhe anije.

Nga burime të afërta me ekipet policore në terren bëjnë të ditur se aksioni është në përfundim e sipër, ndërsa deri më tani janë sekuestruar makina, motora, anije, kurse janë identifikuar për sekuestrim edhe villa, banesa dhe lokal, të cilat janë në pronësi të të dyshuarit Milan Radojiçiq.

Lexo më shumë  Osmani bashkëbisedim me Hillary Clinton: Për ekonomi të zhvilluara dhe gra të fuqizuara, parakusht janë liria, paqja dhe demokracia

Kurse, prokurori special Naim Abazi ka thënë se aksioni i Policisë së Kosovës të premten është zhvilluar kryesisht në pronat të cilat tanimë janë evidentuar si prona të të dyshuarit Milan Radojiçiq.

Rruga Press

YouTube player