Opinion/Aktualitet

“Mbyllja” e Ballkanit të Hapur prej Ramës ishte një sinjal që Amerika nuk e mbështet më këtë nismë, pra një shuplakë për Serbinë

Nga Enis Sulstarova

Shume njerez pyesin se çfare e lidh Ramen me Vuçiqin. Pa dashur te perjashtoj lidhjet e drejtperdrejta apo te ndermjetesuara midis dy regjimeve ne Serbi dhe Shqiperi, mendoj se ka nje faktor tjeter qe duhet marre parasysh: Amerika. Si çdo udheheqes tjeter i Shqiperise pas renies se komunizmit, Rama eshte shume i ndjeshem ndaj politikes amerikane ne Ballkan. Ai deri tani ka pranuar te shkoje pas asaj politike amerikane qe e sheh Serbine si nje lloj udheheqesi te Ballkanit Perendimor. Ne kete aspekt, administrata e Bajdenit nuk ndryshon shume nga ajo e pararendesit. “Mbyllja” e Ballkanit te Hapur prej Rames ishte nje sinjal qe Amerika nuk e mbeshtet me kete nisme, pra nje shuplake per Serbine. Mirepo Amerika ende e konsideron Serbine si aktor kyç te sigurise ne rajon. Sulmi i terrorist i 24 shtatorit, per te cilin Serbia eshte hapur pergjegjese, po analizohet ende nga SHBA dhe besoj se do te kete njerin nga dy efektet: ose Amerika tani e tutje do t’i kundervihet fuqishem Serbine, ose Amerika do te pranoje serish se Serbia ka celesin e sigurise rajonale, prandaj duhet te degjohet e te respektohet. Rama eshte ne pritje te vendimit amerikan, prandaj po kerkon qe KFOR-i, pra Amerika, ta marre situaten ne dore ne veri dhe te vendose vete se çdo te behet me kete krahine.

Lexo më shumë  Açka- Ramës: Ju jeni njeriu i fundit që mund të bëni moral për lirinë e fjalës

Sigurisht qe Serbise i intereson qe veriu te mbetet nje zone e negociueshme. Keshtu puqen interesat e dy autokrateve dhe dalin te dy me nje formule, njekohesisht. Dallimi eshte se Serbia ndjek interesat e saj edhe ne nje situate te veshtire per te, ndersa Rama kerkon te shpetoje lekuren e vet, per sa kohe qe hetimet per korruptimin e drejtorit te FBI-se vijojne. Pra, Rama nuk ndjek interesin natyror te Shqiperise, edhe pse e perfaqeson Shqiperine ne politiken e jashtme. Prandaj, si edhe me pare, duhet qe te rreshtohemi me qeverine e Kosoves, te mbrojme integritetin territorial te Kosoves, rendin e saj kushtetues dhe demokracine ne Kosove. “Plakun” ne Tirane ta zhveshim nga “shenjtia” e tij, sepse sado pushtet te kete, prapeseprape nuk mund te jete udheheqes i kombit shqiptar.

Lexo më shumë  Hoti: Serbia nuk po përgjigjet për lokacionet që synojmë t’i gërmojmë në territorin e tyre

Rruga Press

YouTube player