Opinion/Aktualitet

Kryeministri Edi Rama na ftoi dje publikisht ta përdorim trurin kur themi diçka për Kosovën. Jam shume dakort. Natyrisht, në të tjerët nuk mund të arrijmë kurrë të përdorim trurin aq shpejt sa Gjatëmadhnia e tij

Nga Elvis Hoxha

Kryeministri Edi Rama na ftoi dje publikisht ta përdorim trurin kur themi diçka për Kosovën. Jam shume dakort. Natyrisht, në të tjerët nuk mund të arrijmë kurrë të përdorim trurin aq shpejt sa Gjatëmadhnia e tij. Me shpejtesine e tij cerebrale, Gjatëmadhnia na propozon të gjithë të mundshmet.

Përroi psikologjik i tij propozon vetëm ndërkombëtarisht. Zgjidhjet e vogla të problemeve janë shumë injoruese për Skënderbeun e Spiropalit. Pasi propozoi Konferencë ndërkombëtare për Kosovën, pa kaluar tri ditë, propozoi kontrollin e veriut të Kosovës nga KFORi. Kur ke shumë tru, ke shumë propozime. Çështje fati. I thua të gjitha të mundshmet, pra thua edhe të kundërtat e frazave që ke thënë më herët. Kush ka shumë tru, rrezikon mos të ketë kujtesë.

Lexo më shumë  Qeveria e re serbe me dy zv.kryeministra rusë

GjatëMadhnia jonë është aq gjenial, sa është i papërgjegjshëm për zgjuarsinë e vet. Ne kemi fat që e kemi udhëheqës, por sigurisht fati ynë nuk është i bardhë.

Për të kuptuar diçka, kthehuni para tre muajsh, kur ai i thoshte Albinit se Kosova kurrë nuk duhet të kthehej në kontrollin e KFOR-it sepse kështu do të humbte si shtet.

Natyrisht, Edi Rama mendon shumë dhe shpejt, por edhe dëgjon shumë. Është burimi i përroit psikologjik të ca kokave të tjera.

Lexo më shumë  Bushati: Pranvera e ankthit të Veliajt

Vetëm se duhet thënë se në kaosin e propozimeve, nuk harron se është më i zgjuari mes ministrave dhe ministreshave të tij.

Rregulli i parë i mbajtjes së mendjes:

Kur të rrethojnë budallat, mendo që planeti është shumë më i madh se rrethi yt.

Rruga Press

YouTube player