Lajme

Konfiskohen disa vetura në veri pas bastisjeve

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se po kryen kontrolle në pesë lokacione në tri komuna në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist në Banjskë.

Policia ka kryer bastisje edhe te restoranti Gray, i cili besohet se është në pronësi të Ema Radoiçiqit, bashkëshortes së nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Portali lokal serb, “Kossev” raporton se në garazh të këtij lokali, janë konfiskuar disa vetura, dy prej të cilave me targa të Beogradi dhe një pa targa fare.

Lexo më shumë  Kurti: Të burgosurit e Dubravës, dëshmi e së vërtetës të Kosovës

Në duart e policëve janë parë, sipas mediave lokale, qese letre në të cilat s’dihet se çfarë ka.

Rruga Press

YouTube player