Bota

Me një “Mig” në sfond, Stoltenberg i tregon vendin Rusisë: NATO do të forcojë kufijtë e saj lindorë

NATO do të vazhdojë të forcojë krahun e saj lindor pas rritjes së prezencës ruse në kufirin me Ukrainën, por gjithashtu do të konsiderojë një prani afatgjatë në rajonin e Detit të Zi, tha sot Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg.

Duke folur pranë presidentit rumun në një bazë ajrore ushtarake në Rumaninë lindore ku janë vendosur trupa shtesë amerikane, Stoltenberg tha se prania e trupave amerikane tregon përkushtimin e SHBA për sigurinë evropiane.

“Ka një fuqizim të vazhdueshëm të pranisë së NATO-s në pjesën lindore të aleancës,” tha Stoltenberg.

Lexo më shumë  Ministri i Jashtëm boshnjak: Kjo lloj Serbie nuk meriton respektin, por përbuzjen tonë

“Ne kemi rritur gjithashtu gatishmërinë e forcës së reagimit të NATO-s. Këto trupa janë në bazat e vendeve të tyre, por ato mund të dislokohen shpejt kudo në aleancë nëse është e nevojshme”, tha ai.

Vendoset shtimi i forcave në Rumani dhe Detin e Zi

“Për më tepër, ne po shqyrtojmë marrëveshje afatgjata në qëndrimin tonë, duke përfshirë krijimin e reparteve të reagimit të shpejt në pjesën juglindore të aleancës, që do të thotë në Rumani dhe në vende të tjera rreth rajonit të Detit të Zi”, tha Stoltenberg.

Lexo më shumë  Vazhdon arrestimi i gazetarëve të pavarur në Rusi

Franca është vetëofruar të jetë një vend udhëheqës në një mision të ardhshëm të NATO-s në Rumani, i cili mund të përfshijë rreth 1000 trupa nga vende të ndryshme.

Megjithatë, Stoltenberg tha se vendimi për një prani afatgjatë mund të merret në pranverë.

“Unë kam bërë thirrje vazhdimisht për një prani më të qëndrueshme të NATO-s, Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë në rajonin e Detit të Zi,” tha presidenti rumun Klaus Johannes.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *