Lajme

Prokurorët belgë në Tiranë nuk po merren vetëm me Toyota Yaris

Prokurorët belgë kanë më shumë se tre ditë në Tiranë duke mbledhur të dhëna për dosjen Toyota Yaris.

Hetimet për çështjen kanë nisur që në vitin 2018. Prokurorët kanë marrë në pyetje rreth 20 persona, nga të cilët dje dhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën.

Sipas informacioneve nga SPAK, prokurorët belgë largohen sot nga Shqipëria për të vazhduar hetimet në Bruksel. Dosja Toyota Yaris nuk ka qenë çështja e vetme më të cilën janë marrë.

Lexo më shumë  ​400 mijë euro për tri fusha të reja sportive në Mitrovicë

Gazetari Eni Ferhati raportoi se prokurorët kanë mbledhur të dhëna edhe për disa dosje të hapura. Ata po hetojnë grupe kriminale dhe persona të përfshirë në krime të ndërlidhura mes Shqipërisë dhe Belgjikës. Kujtojmë se vetëm në dy javët e fundit tre shqiptarë të lidhur me krimin kanë humbur jetën në Belgjikë.

“Toyota Yaris” është një dosje e hetuar në bashkëpunim me belgët, ku në qershor të 2018 u sekuestruan 3,4 milionë euro të fshehura në automjete në portin e Durrësit.

Lexo më shumë  Hartimi i strategjisë për ish-krerët e UÇK-së, Konjufca: Mbledhja e radhës do të jetë të shtunën

Në atë kohë Basha akuzoi Taulant Ballën në parlament se ishte pronar i parave të drogës në makinat ‘Toyota’.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *