KryesoreLajme

Maqedonci takon homologun nga Belgjika: Kosova po ndërton partneritete me aleatët

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka zhvilluar takim me homologun nga Belgjika Theo Francken

Në këtë takim siç ka njoftuar Maqedonici është diskutuar për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, me fokus të veçantë në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, rritjen e bashkëpunimit ndërmjet ushtrive tona përmes trajnimeve të përbashkëta, si dhe mundësitë për shkëmbimin e oficerëve për shkollimin dhe avancimin profesional të tyre. Një hap i rëndësishëm në këtë drejtim është edhe akreditimi i Atasheut të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës në Belgjikë, i cili pritet të zyrtarizohet së shpejti dhe do të kontribuojë drejtpërdrejt në forcimin e bashkëpunimit tonë institucional dhe ushtarak”, ka shkruar Maqedonci

Lexo më shumë  Haxhiu takohet të enjten me partitë për datën e zgjedhjeve

Ai ka thënë se Kosova po ndërton partneritete të forta me aleatët tanë dhe po avancon me vendosmëri drejt forcimit të kapaciteteve të mbrojtjes dhe integrimit euroatlantik.

YouTube player