Lajme

Natasha Kandiq propozon Shaip Kamberin për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë

Aktivistja e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasa Kandiq, ka vlerësuar deputetin shqiptar Shaip Kamberi, duke e cilësuar atë si personin e duhur për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë.

Në një reagim në rrjetin social X, Kandiq ka shkruar se Kamberi është deputeti i duhur për këtë pozitë, ndonëse ka theksuar se nuk ka votuar për të.

“Shaip Kamberi është deputeti i duhur për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë, pavarësisht se nuk kam votuar për të”, ka shkruar ajo.

Lexo më shumë  Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Ramës për keqpërdorim të 2.2 milionë eurove nga projekti me BERZH-in

Kamberi është politikan shqiptar nga Tërnoci i Madh i Bujanocit dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik (PVD). Ai përfaqëson shqiptarët e Luginës së Preshevës, që përfshin komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Serbi.

Kamberi ka qenë kryetar i Komunës së Bujanocit dhe prej vitesh është pjesë e Kuvendit të Serbisë, ku ka ngritur vazhdimisht çështjet që lidhen me të drejtat e shqiptarëve, përfaqësimin e tyre në institucionet shtetërore, përdorimin e gjuhës shqipe dhe zhvillimin ekonomik të Luginës së Preshevës.

Lexo më shumë  Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën 5 herë më shumë se në BE në tetor 2026

Në zgjedhjet parlamentare të tetorit 2026, ai ishte bartës i listës “Koalicioni Shqiptar”, ndërsa mandati i tij i deputetit u konfirmua më 17 nëntor 2026.

Kamberi ka qenë nga zërat më të artikuluar të përfaqësimit politik të shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, duke kërkuar zbatimin e të drejtave të garantuara për pakicat kombëtare dhe trajtim të barabartë institucional.

Rruga Press

YouTube player