KryesoreLajme

Fatmir Shehollit, i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Gjykata e Prishtinës i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Fatmir Shehollit, i dyshuar për spiunazh.

Vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Shehollit për Indeksonline e ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.SH. i dyshuar për veprën penale Spiunazhi, gjyqtarja e procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, përmes Aktvendimit të datës 09.03.2026 ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, e cila masë do të llogaritet deri me datë 08.05.2026.”- thuhet në përgjigjen e Gashit.

Lexo më shumë  Kalon në parim Projektligji për Byronë për Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme

Fatmir Sheholli ishte arrestuar më 09.10.2025 nën dyshimet për spiunazh.

YouTube player

Lexo më shumë  Fondet e Mbrojtjes përfunduan tek biznesi i Agasit: Puca e Yeffet hapën biznes kuajsh me paratë e shqiptarëve