Kurti në Tiranë për takim me Ramën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur të martën, në Tiranë, ku po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama.
Takimi nuk ishte paralajmëruar nga asnjëra palë.
Burimet bëjnë me dije se dy liderët do takohen në vilën qeveritare.
Deri më tani nuk dihet se cilat tema do të diskutojnë Kurti e Rama, por ajo që ka qenë temë diskutimi në Shqipëri dhe Kosovë, janë sulmet kibernetike nga Irani.
Rruga Press