KryesoreOpinion/Aktualitet

Gjendja ku ka rënë Kosova falë shefave të sindikatës

Nga Elvis Hoxha

Një nga fitoret më të mëdha në nivel botëror të emancipimit social ka qenë arsimi fillor i detyruar. Diploma që jepet quhet diplomë e lirimit. Arsimi i detyruar kuptonte se prindi, nxënësi, shoqëria dhe shteti nuk kanë asnjë mundësi ta lënë nxënësin pa dijen bazike.

E vetmja mundësi për ndërprerjen e arsimit të detyruar janë rreziqet e shëndetit publik nga katastrofat natyrore dhe atyre që mund të shkaktohen nga gjendjet e luftës.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani: Gjermania është aleate strategjike në rrugën euroatlantike të Kosovës

Ndaj ka qene një sukses i ndritur arsimi paralel ne Kosovën e pushtuar. Kjo tregonte se Kosova nuk po e ndërpriste detyrimin e arsimit as nën pushtim.

Tani le të shohim gjendjen ku ka rënë Kosova falë shefave të sindikatës. Nuk ishte parashikuar asgjëkundi në idenë e arsimit të detyruar se ai mund të relativizohej nga Rrahmani dhe kërkesa arbitrare e numrit 100. Mësuesit duhet ta dinë rëndësinë e arsimit të detyruar, edhe sikur të mos ta kenë ditur kurrë shefat e sindikatës dhe ata të opozitës.

Lexo më shumë  Afrimi i Kinës me Rusinë dhe bashkërendimi kundër Amerikës, Xi do të vizitojë Serbinë

Natyrshëm kjo është çështje juridike e të drejtave të njeriut.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *