Tensionet në Egje/ Ministri turk: Grekët janë mashë e Macron, njerëz me dy fytyra!

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar ka mbajtur qëndrime të ashpra ndaj Francës dhe Greqisë pas takimit të djeshëm Macron-Mitsotakis në Paris. Akar tha se grekët janë duke u bërë mashë e Francës, të cilët edhe më herët kanë dashur të pushtojnë Turqinë.

“Ne jemi përpjekur vazhdimisht që të ulim tensionin por grekët, duke u bërë edhe mashë e të tretëve gjithnjë gënjejnë, shpifin dhe nxisin tensionet mes nesh. Nuk mund të flasësh nga njëra anë për negociata dhe nga ana tjetër të shënjestrosh avionët tanë me raketat ruse që i kanë në Kretë. Kjo është një politikë e njerëzve me dy fytyra”, tha ai.

Lexo më shumë  Ekspertët japin mendimin pasi 16 gropa gjigante hapen brenda disa muajsh në një rajon të Turqisë

Shtypi grek ka zbuluar detaje nga Marrëveshje e Bashkëpunimit Strategjik mes Francës dhe Greqisë të nënshkruar në vitin 2021 duke paralajmëruar turqit pas kërcënimeve për luftë gjatë ditëve të fundit.

Sipas mediave greke, marrëveshja parashikon që Franca të futet në luftë në krah të Greqisë në rast të një sulmi nga Turqia ndaj tokës helenë.

Një fakt i tillë është pasqyruar me tituj të mëdhenj edhe në mediat turke, të cila akuzojnë Francën për ndërhyrje në marrëdhëniet mes dy shteteve

“Milliyet”, shkruan se kështu Franca është duke ndezur edhe më tepër gjakrat në rajonin e Egjeut, ku tensioni është i lartë aktualisht.

Java e fundit ka qenë mjaft e tensionuar mes dy shteteve, ku pak më parë ministri turk Çavusoglu tha se “Greqia nuk duhej të kruhej shumë” duke paralajmëruar me luftë, ndërsa qeveria greke iu përgjigj dhe turqit kanë vetëm fjalë dhe se kërkojnë të manipulojnë historinë.

Dy shtetet kanë marrëdhënie të acaruara gjatë ditëve të fundit për shkak të ishujve përballë Turqisë, kërkimeve për naftë dhe gaz të kësaj të fundit, por edhe nisur nga kriza e brendshme e turqve në politikë dhe ekonomi.

Rruga Press

Leave a Reply

Your email address will not be published.

AlbanianEnglishFrenchGermanItalianPortuguese