KryesoreLajme

Kurti priti organizatat ndërkombëtare të gazetarëve: Kosova ka mjedis mediatik pluralist, shqetësuese mungesa e transparencës së pronësisë së mediave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot drejtues dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare të gazetarëve dhe mediave, përfshirë Reporterët Pa Kufij (RSF), Asociacionin e Gazetarëve Evropian (AEJ), Federatën Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Unioni i Transmetuesve Evropian (EBU), si dhe institucionet tjera ndërkombëtare për lirinë e shtypit.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë thelbësore të lirisë së medias.

Lexo më shumë  Kurti nga Deçani thotë se do të vazhdojnë me projekte në ujësjellës, infrastrukturë dhe arsim

“Kosova ka një mjedis mediatik të larmishëm dhe pluralist, ku liria e shprehjes jo vetëm që mbrohet, por edhe ushtrohet – përfshirë nëpërmjet kritikës ndaj qeverisë”, tha Kurti.

Ai gjithashtu vuri në pah shqetësimet për mungesën e transparencës së pronësisë së mediave dhe ndikimin e interesave korporative, duke nënvizuar nevojën për një mjedis mediatik të qëndrueshëm dhe të pavarur.

Lexo më shumë  Murati publikon statistikat: Pagat në Kosovë janë rritur 53% gjatë qeverisë Kurti, 3 herë më shumë se në qeveritë Mustafa e Haradinaj

Pas diskutimeve, kryeministri Kurti falënderoi përfaqësuesit e organizatave për vizitën dhe dialogun, duke shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm me komunitetin ndërkombëtar të medias.

YouTube player