Lajme

Kurti-Lajçakut: Marrëveshja të zbatohet e plotë, pa vonesa e pa kushtëzime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka thënë të premten emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, se Marrëveshja Bazike në mes të dyja shteteve duhet të zbatohet e plotë, pa vonesa dhe pa kushtëzime.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti u takua me Lajçakun në Delphi në kuadër të Forumit Ekonomik. Në këtë takim, Kurti e Lajçaku kanë diskutuar për takimin e 2 majit në Bruksel, ku pritet të nënshkruhet marrëveshja për të zhdukurit me dhunë dhe të prezantohet drafti i parë i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në njoftim theksohet se ata kanë folur edhe për zgjedhjet e fundit në veri të Kosovës.

Lexo më shumë  Terroristë të sulmit në Banjskë, të lirë në Beograd

“Kryeministri Kurti, theksoi se Marrëveshja Bazike duhet të zbatohet e plotë, pa vonesa dhe pa kushtëzime. Në takim u fol edhe për zgjedhjet që u mbajtën në fundjavën e kaluar në katër komunat veriore të Kosovës dhe për rëndësinë e sigurimit të funksionimit normal të institucioneve shtetërore në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftim të Zyrës së Kryeministrit.

Ndërkaq Lajçaku ka shfrytëzuar Twitterin për të treguar për takimin me Kurtin. “Në takimin me kryeministrin Kurti në Forumin e Delphit e theksova rëndësinë e takimit të dialogut më 2 maj. Do të jetë hap i rëndësishëm përpara dhe është e rëndësishme të shmanget çdo veprim që mund ta përkeqësojë atmosferën”, ka shkruar Lajçaku.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Arsimi dhe Aftësimi Profesional, themel për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 27 shkurt në Bruksel u pajtuan për Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve. Ndërkaq, më 18 mars në Ohër ata u pajtuan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *