KryesoreLajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona

Erjon Vishkulli ka dalë nga ambientet e Prokurorisë, ku është marrë në pyetje lidhur me plagosjen e tij në sy gjatë protestës.

Pas dëshmisë, ai ka deklaruar për mediat se kërkon drejtësi për atë që i ka ndodhur.

Vishkulli u shpreh se mesazhi i tij është se Shqipëria u përket qytetarëve, ndërsa la të hapur mundësinë e pjesëmarrjes në protestat e ardhshme, në varësi të gjendjes së tij shëndetësore.

Lexo më shumë  Cvetkoviq: Serbia duhet ta pranojë realitetin, Kosova nuk mund të mbetet peng i pretendimeve të Beogradit

“Unë kërkoj drejtësi. Mesazhi është se Shqipëria është e jona. Do të shikoj si do të jem me gjendjen shëndetësore, nëse do të marr pjesë në protestë apo jo. Unë po vijoj ende me kontrollet mjekësore edhe këtu në Shqipëri”, deklaroi Vishkulli.

Rruga Press

YouTube player